Berisha: 6 ministra rrezikojnë ekstradimin në vendet e Benelux-it

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit, ka denoncuar qeverinë e cila nuk dërgon në Parlament marrëveshjen e ekstradimit me vendet e Benelux-it.

Berisha tha se qeveria e ka fshehur marrëveshjen për arsye se 6 ministra dhe shumë deputetë rrezikojnë të ekstradohen në Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg. 

Sali Berisha: Së pari, denoncoj qeverinë e cila nuk sjell në Parlament marrëveshjen e ekstradimit me vendet e Benelux-it. Dhe këtë nuk e bën për faktin e vetëm se të paktën 6 ministra dhe shumë deputetë socialistë janë kandidatë për ekstradime.