Plagosi 62-vjeçarin, policia i gjen në banesë armën e krimit dhe kanabis me llamba
Policia e Fushë Krujë po vijon krehja e zonës dhe kontrolli i ambienteve, ku dyshohet se mund të fshihet autori i plagosjes së 62-vjeçarit.
Gjatë kontrollove efektivët kanë zbuluar një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.
Gjithashtu, gjendet dhe sekuestrohet arma e krimit me të cilën 44-vjeçari dyshohet se plagosi në këmbë, 62-vjeçarin.
“Gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar, 44-vjeçarit B. S., shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Gjatë kontrollit u sekuestruan bimë të dyshuara narkotike në proces tharjeje, si dhe pajise elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike. Gjithashtu, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak.” – njofton policia.
Vijojnë kontrollet dhe krehja e zonës, ndërkohë grupi hetimor, nën drejtim e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.


