Çupi: nuk ka konflikt mes Metës dhe Berishës, ne e bojkotuam presidentin e Ramës në Kuvend
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputetja demokrate Dhurata Çupi u shpreh se Berisha dhe Meta e kanë pranuar se janë miq të vjetër dhe kanë konflikt mes tyre.
Ajo shtoi se PD pasi kuptoi se Rama e kishte të tijin presidentin, u bë e qartë se nuk do të merrnin pjesë në seancën plenare, pavarësisht nga emri.
Çupi: Berisha dhe Meta e kanë pranuar se janë miq të vjetër dhe nuk besoj se kanë konflikt mes tyre. Mos harrojmë se partia e Metës legjitimoi futjen e Berishës në zgjedhje. Prandaj nuk shoh asnjë konflikt mes tyre deri më sot.
Pasi ne e kuptuam që Rama e kishte të tijin presidentin, ne e bëmë të qartë se nuk do të merrnim pjesë në seancën plenare, pavarësisht nga emri. Ndërkohë Berisha kishte deklaruar se do të merrnin pjesë në seancë, por ama do të votonin kundër.

