Çupi: Shqiptarët prisnin një president të pavarur, Rama e nxori nga xhepi
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputetja demokrate Dhurata Çupi u shpreh se shqiptarët shpresuan që të kishin një president të pavarur.
Ajo tha se gjysma e shqiptarëve votues nuk e ndjejnë veten të përfaqësuar, pasi Rama e nxori nga xhepi presidentin.
Çupi: Pretendohej që një vend demokratik ku pushtetet janë të ndara, shqiptarët kanë pasur një shpresë që edhe presidenti të ishte i tillë. Edhe Meta ka bërë çmos, sipas tij që të mbrojë kushtetutën. Ndërsa emërimi i Ramës nuk do të ketë më një pushtet që do t’i kundërvihet.
Procedura dhe mënyra e emërimit nuk është e besuar institucionalisht. Gjysma e shqiptarëve votues nuk e ndjejnë veten të përfaqësuar. Një president që është nxjerrë nga xhepi i Ramës është për tu dyshuar nga qytetarët e Shqipërisë.
