Ja cilët janë shtetasit që zgjedhin Shqipërinë si destinacion për pushimet e tyre
Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi foli rreth turizmit në Shqipëri. Ai tregoi se cilët janë shtetasit më të mëdhenj në numër, të cilët si destinacion për pushimet e tyre zgjedhin Shqipërinë.
Gazetari: Cilët janë shtetasit që frekuentojnë më shumë Shqipërinë?
Rrahman Kasa: U bënë 6 apo 7 vitë që kemi një teg besnik, flas për turizmin e organizuar, është tregu polak i cili ka operuar në mënyrë të rregullt e të organizuar. Kemi tregun nordik, gjerman zviceran si dhe baltike. Ndërsa numri më i madh i qytetarëve me pasaportë të huaj por që unë nuk i konsideroj si të huaj janë kosovarët. Edhe gjatë pandemisë ishin ato që mbushën hotelet e turizmit shqiptar dhe numri i tyre është mbi 2.5 milion. Kanë qenë gjithmonë besnik ndaj Shqipërisë jo vetëm për të pushuar por për të kaluar edhe fundjavat nëpër Shqipëri.
