“Spitali i Lushnjes është kthyer si aeroport tranzit” Korreshi: Gratë lehona shkojnë me dritë celulari në tualet

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, në Parlament, ka ngritur sërish problemet në spitalin e Lushnjes.

Në fjalën e tij ai tha se spitali i Lushnjes është kthyer si aeroport tranzit, pasi sipas tij nuk ka asnjë lloj shërbimi.

Më tej ai tha se gratë lehona në maternitet, shkojnë me drita telefoni, pasi nuk ka as llamba. ka trajtuar sërish problemet që shqetësojnë qytetarët e Lushnjes, në seancën e sotme plenare.

Korreshi: Do të ngre shqetësime për banorët e Lushnjes. Po bëhet retorikë që spitali i Lushnjës vazhdon përsëri dhe pjesa e analizave kalon në koncesion. Si mund të lini analizat e njerëzve vetëm një javë në muaj, sepse mbaron fondi. 200 mijë banorë të Lushnjës dhe ju e trajtoni si spital të mbaruar. Asnjë fond, minimalisht të paktën për analizat. Do të ishte e ndershme në rastet emergjente, as këtë nuk bëtë. Si ka mundësi ata pleq, të moshuar të cilët marrin 140 mijë lekë pension të bëjnë analiza te privati.

Mjeku i lagjes për të dhënë ilaçet kërkon analizat e gjakut. E keni kthyer spitalin e Lushnjes si aeroport tranzit, se kur shkon pacienti atje e pyesin shoferët e ambulancës ku je, në Fier apo në Tiranë, sepse nuk i jepni asnjë lloj shërbimi minimal.  Do të prisni datën 1 kur çelet fondi. Duhet të ikin në Fier apo Tiranë për analiza. Kjo po ndodh. S’të çon as komshiu, se keni rritur naftën. Po të shkosh, se është për të vendosur duart në kokë. Po të shkosh në tualetit e maternitetit gratë lehona shkojnë me drita celularesh. Kjo është shëndetësia juaj falas. Është bërë barcoletë për në maternitet.

Po ashtu, ai ngriti dhe problemin e gjobave për të cilat qytetarët njoftohen me vonesë.

“Do prekja edhe gjobat e policisë. Ka një arsye se përse nuk lajmërohen njerëzit. Bëhet për kamatvonesë, që të paguash edhe këtë. Trup nuk keni! S’i zbriten kalamajtë në rrugë se përse ka një gjobë në Peqin.”- u shpreh ai.