Ku janë helikopterët? Kritikët drejtojnë gishtin nga Sazani, Rama u kujton shqipove Athinën e Turqinë

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur zërave kritikëve për mos ndërhyrjen nga ajri me helikopterë në ishullin e Sazanit, ku flakët sot në ditën e dytë të tyre kanë përfshirë kreshtën e pjesës jugore.

Përmes një postimi në facebook Rama thotë se po bëhet rikonjicioni nga ajri (krijimi i hartës ajrore të vatrës së zjarrit e ndërsa citon deklaratën e ekspertëve thotë se teknika më efikase është izolimi i vatrave nga toka, duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth çdo vatre.

“Sa për ata që nuk kanë sy të shohin çfarë ndodh njëkohësisht, sot që flasim, rrotull Athinës apo çfarë ndodh kudo tjetër në kushtet e zjarreve, nga Turqia e deri në Spanjë, po hidhen përpjetë duke kërkuar helikoptera me kova uji biblik e me shkopinj magjikë, nuk kemi asgjë për të thënë! Janë të njëjtët shqipo, që në tërë historinë e këtij vendi, kanë bërë fiks të njëjtën gjë, llafe, llafe, llafe..” shkruan Rama.

Postimi i plote

Sazan - Rikonjicion nga ajri i vatrave të zjarrit

"Sakrifica dhe profesionalizmi i Forcave të Armatosura dhe të gjithë sistemit të Mbrojtjes Civile meritojnë mirënjohje.

I vlerësoj të gjitha shqetësimet dhe mendimet e shprehura pa teklif, por ne mbështetemi tek ekspertët e fushës që vlerësojnë se teknika më efikase në rastin e zjarrit në ishullin e Sazanit është izolimi i vatrave nga toka, duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth çdo vatre...

Fatkeqësisht edhe kjo verë do të jetë shumë e nxehtë. Ne do të jemi përkrah bashkive për të mbështetur përballimin e emergjencave të mundshme. Por kemi nevojë edhe për vullnetarizëm dhe angazhim nga të gjithë për të përballuar së bashku situatat e emergjencave, në vend që t’i ndezim akoma më shumë nga tastiera."

Sa për ata që nuk kanë sy të shohin çfarë ndodh njëkohësisht, sot që flasim, rrotull Athinës apo çfarë ndodh kudo tjetër në kushtet e zjarreve, nga Turqia e deri në Spanjë, po hidhen përpjetë duke kërkuar helikoptera me kova uji biblik e me shkopinj magjikë, nuk kemi asgjë për të thënë! Janë të njëjtët shqipo, që në tërë historinë e këtij vendi, kanë bërë fiks të njëjtën gjë, llafe, llafe, llafe...