Era e fortë rrëzon pemën, vdes 30 vjeçari në Prishtinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2022, 16:45
Një person ka mbetur i vdekur sot si pasojë e rrëzimit të një peme lisi në rrugën “Vaso Pasha”, në Prishtinë. Ndërsa një person tjetër është aksidentuar.
Rreth orës 15:15 një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Si pasojë e këtij incidenti, njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën ndërsa e lënduara tjetër femër po ashtu rreth 30 vjeç, është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jete i viktimës është dërguar në Institutin Mjeko Ligjor për ekzaminim të mëtejshëm”, thuhet në raportimin e policisë.