Berisha publikon denoncimin e oficerit: Ushtria në kolaps, asnjë helikopter apo anije luftarake në gatishmëri
Ish kryeministri Sali Berisha publikon denoncimin e një oficeri të ministrisë së Mbrojtjes për atë që ai e quan” gjendja katastrofë e forcave tona te armatosura’
“Ushtria jonë sot është në gjëndjen e saj më të vështirë në të gjitha aspektet dhe në të gjitha fushat” denoncon ai duke thënë se më shumë se gjysma e ushtarëve kanë dorzuar dorëheqjet e tyre pranë komandave por ato nuk ju pranohen dhe ata për shkak të kontratës qëndrojnë në detyre krejtësisht të pamotivuar”
Ai thotë se oficerët pasdite punojnë si roje për të siguruar më shumë të ardhura për shkak të pagave të vogla ndërsa thotë se situata në flotën detare dhe ajrore është shumë keq/
“Asnjë helikopter, përfshi dhe helikopterët CUGAR qe janë blerë 10 vitet e fundit dhe kanë kushtuar mbi 100 milion euro , nuk ngrihen qoftë dhe një minut në ajer sepse janë jashtë gatishmerie...! Po kështu është situata dhe me Floten Detare, ku asnjë anije luftarake nuk është në gatishmeri...!
Prej 3 vitesh asnjë helikopter apo anije luftarake nuk janë në gatishmeri dhe një gjë të tillë e raportojnë në buketinin ditor të Shtabit të Pergjithshem të Ushtrisë...!