Limoz Dizdari ia doli! Vajza violiniste i premton koncert vetëm për mjekët dhe infermierët që i shpëtuan jetën
Kompozitori Limoz Dizdari ia doli. Arriti të fitonte përballë vdekjes dhe të kthehej në jetë falë dhe ndihmës së stafit mjekësor ne Reaminacionin e Spitalit Shefqet Ndroqi (Sanatoriumi)
Ai ishte i intubuar prej datës 2 maj dhe nuk ishin vetëm mushkëritë pa funksion por dhe zemra kishte bërë infarkt akut të përgjithshëm.
Më 13 maj iu nënshtrua një operacioni ku iu vunë 4 unaza në zemër dhe u vendos që të futej në operacion I intubuar.
“Une bleva bileten dhe u përgatita për një funeral. Por mjeket bënë mrekulli ate ditë, mjeket por edhe shpirti i pamposhtur I tim eti. Ata e përmbushen me sukses operacionin dhe ai jetoi” kujton Alda Dizdari vajza e kompozitorit të njohur
Përmes një postimi në facebook veç falenderimeve të pafundme drejtuar mjekëve, Alda, vajza e kompozitorit, e cila është një violiniste e njohur dhe luan në shumë ture botërore i premtoi se një ditë do të vijë të luajë koncert vetëm për ata, mjekët dhe infermierët që I kthyen në jetë të atin.
"Ju faleminderit pa fund te gjitheve! Një ditë do të vij dhe do të luaj një koncert vetëm për ju dhe të shpreh mirënjohjen time me të vetmen mënyre që di, me muzikë!" shkruan Alda ne facebook.

