(Fotot) Kombëtarja Shqiptare zbarkon në tokën e largët islandeze
Kombëtarja Shqiptare mbërrin në tokën islandeze pas më shumë se 4 orëve udhëtim me një avion charter të nisur nga Tirana.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Edoardo Reja ka zbarkuar në Rejkjavik pa sulmuesin Myrto Uzuni i dëmtuar gjatë ditëve të fundit në seancat stërvitore ndërsa Broja vazhdon të stërvitet i veçuar në Angli edhe pse ka rezultuar negativ nga testi i fundit për Covid-19.
Temperaturat janë dukshëm më të uleta në vendin e largët nordik ku skuadra kuqezi do të zhvillojë edhe dy seancat e fundit stërvitore në prag të debutimit në Ligën e Kombeve për ndeshjet e vlefshme të grupit B2.
Përballja me Islandën do të zhvillohet të hënën në kryeqytetin Rejkjavik në orën 20:45 sipas orës tonë. Shikoni fotot ekskluzive të zbarkimit të kuqezinjve në tokën e largët nordike.


