(Video) Liga e Kombeve, Danimarka “shuplakë” Francës, Holanda i jep leksion Belgjikës

Ka një fitues të madh në supersfidën e mbrëmjes, Francë-Danimarkë, e vlefshme për grupin A1 të Ligës së Kombeve.

Kampionët e botës u thyen nga nordikët 2-1 ku Cornelius dy herë zhvlerësoi golin e Karim Benzema në fillim të pjesës së dytë. Po në këtë grup, Austria shkatërroi 3-0 Kroacinë në Zagreb.

Një tjetër përballje luksi ishte edhe ajo mes dy vendeve të Beneluksit, Belgjikë e Holandë. Tulipanët u treguan të pamëshirshëm ndaj komshinjve të tyre duke u dhënë një shuplakë të fortë 4-1 në ndeshjen e vlefshme për grupin A4.