Fillon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Greqi, këto janë çmimet
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se biletat për ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë mund të blihen online dhe se shitja tashmë ka filluar.
Ndeshja do të zhvillohet të dielën, me datë 05/06/2022, në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”,
Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro. Një person mund të blejë deri në katër bileta.
FFK ka bërë të ditur edhe hapat se si duhet të blihet një biletë.
Procedura se si blihet bileta online: Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë. Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar. Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online. Komisioni i bankës është 0.35 euro për gjithë porosinë. Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni 300 sekonda deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.
Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu). Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë. Biletat janë të personalizuara dhe në stadium me një biletë mund të hyjë vetëm një person, pavarësisht moshës.
Ky është linku për blerjen e biletave: https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglietteria/pub/buyseats/scegliSettorePub.do?idEvento=1123
