Nadal në finalen e Roland Garros falë dëmtimit të tmerrshëm të talentit gjerman
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2022, 18:33
Rafael Nadal me fat në gjysmëfinalen e parë të Roland Garros. Tenisti që ka fituar më shumë se kushdo tjetër këtë turne, kualifikohet në finale pasi kaloi pa derdhur shumë djersë Alexander Zverev për shkak të një dëmtimi të tmerrshëm të gjermanit në kavilje kur ndeshja ishte fiksuar në shifrat 6-5 pasi Nadal kishte fituar setin e parë 7-6.

Moment frike për shtatlartin me origjinë ruse që u dëmtua në tentativën për të kapur një top të fortë në të djathtën e tij.
Zverev e la fushën e lojës me ndihmën e mjekëve dhe më pas përshëndeti publikun me paterica ndërsa Rafa siguron finalen që mund t’i dhurojë trofeun e 14 të French Open dhe të 21-tin grand slam për të parakaluar përfundimisht Novak Djokovic dhe Roger Federer.

