Kombëtarja, Broja tenton minutën e fundit. Reja shpreson ta ketë në Islandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2022, 20:56
Armando Broja mund të jetë në dispozicion të Kombëtares që në transfertën e Islandës në datën 6, të paktën kështu shpreson Edoardo Reja.
Sulmuesi kuqezi i infektuar me Covid-19 është drejt shërimit dhe në minutat e fundit mund t'i bashkohet skuadrës në Rejkjavik.
Por nëse Broja shpreson të rikuperohet, Myrto Uzuni rrezikon seriozisht që të mungojë për shkak të një dëmtimi shkalla e të cilit nuk është bërë ende e ditur.
