Kalçeto në "Camp Nou" me shokët. Barcelona në kërkim të parave, propozon idenë e pazakontë

Kriza në klubin katalanas të Barcelonës është e dukshme tashmë dhe kjo reflektohet edhe në strategjitë e marketingut. I fundit në radhën e ideve të dëshpëruara është lejimi i ndeshjeve të amatorëve e njerëzve normalë në fushën e stadiumit "Camp Nou" gjatë muajit qershor.

Në një komunikatë zyrtare, Barcelona bën me dije se aplikimet janë të hapura dhe çdo person duhet të paguajë 300 euro.

Ekipet do të përbëhen nga 18 lojtarë ndersa në fund të ndeshjes me miqtë, të gjithë do të kenë mundësi që të bëjnë një vizitë edhe në muze.

Ndeshjet do të zgjasin 60 minuta dhe mund të përdoret standari normal i fushës. Në stadium si spektatorë mund të hyjnë edhe njerëz të tjerë, të cilët duhet të paguajnë nga 30 euro.