Aktivistja "vetëprangoset" në fushë. Kaos në gjysmëfinalen e Roland Garros (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2022, 00:06
Casper Ruud dhe Marin Cilic, dy tenistët e gjysmëfinles së Roland Garros, u bënë spektatorë për rreth 10 minuta në setin e tretë kur një vajzë pushtoi fushën kryesore të kompleksit me një mbishkrim në formë mesazhi.
Forcat e sigurisë hynë menjëherë në fushë por u vonuan rreth 10 minuta për ta zhvendosur vajzën e panjohur e cila mbane bluzën me mbishkrimin "Në kanë mbetur edhe 1028 ditë".
Bëhet fjalë për një mesazh sensibilizimi që lidhet me ngrohjen globale dhe aktivistja u duk e vendosur për ta çuar deri në fund misionin e saj.
Shikojeni;
