UEFA kërkon falje për trazirat në finalen e Champions League
Në pritje të një hetimi përfundimtar rreth ngjarjeve që ndodhën jashtë stadiumit të Parisit, UEFA kërkon falje për trazirat e shkaktuara dhe ku shumë tifozë mbetën jashtë "Stade de France".
"UEFA u kërkon falje të gjithë tifozëve që iu desh të përbëlleshin me situata të sikletshme në një natë që duhej të ishte mbrëmje feste për futbollin europian. Asnjë tifoz futbolli nuk duhet të gjendet më në një situatë të tillë".
Në datën 28 maj, pak minuta përpara nisjes së finales së UEFA Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid, u krijuan radhë të gjata dhe kaos në hyrjet e stadiumit të Parisit për shkak edhe të shumë biletave false që ishin në qarkullim.
Rreth 100 tifozë të Liverpool tentuan të hynin me dhunë ndërsa mijëra të tjerë ngelën jashtë dyerve edhe pse kishin në dispozicion bileta për të ndjekur finalen.
Policia përdori gaz lotësjellës për të shpërndarë turmat ndërsa sjellja e forcave të rendit u cilësua si e dhunshme nga anglezët. Mendohet se në treg qarkulluan rreth 35 mijë bileta false.
