Besiktas në sulm për bomberin e Kombëtares Shqiptare, Anderlecht i “shpall luftë”

Giacomo Vrioni është ylli i momentit në merkaton e lojtarëve kuqezi. Sulmuesi shqiptar, i rikthyer te Juventusi pasi e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë i Austrisë, ndiqet nga Besiktas, Anderlecht dhe Getafe.

Turqit janë gati të paguajnë 4 mln. Euro në arkën e torinezëve për ta transferuar 23-vjeçarin në Stamboll ndërsa Anderlecht po përgatit strategjinë që do të ndjekë për ta bindur lojtarin.   

Në La Liga gjithashtu është një dritare e hapur me Getafen që mbetet në monitorim të situatës. Vendimin final do ta marrë Juventusi që është gati të hapë një ankand vere.