Kombëtare e gjymtuar në Islandë, mungon Uzuni, Broja nuk rikuperohet në kohë

As Broja dhe as Uzuni dhe nëse i shtojmë listës edhe mungesën e Manajt e Bares, Kombëtarja mund të konsiderohet e pafat.

Në prag të udhëtimit drejt Islandës që do të kryhet ditën e nesërme, skuadra kuqezi zhvilloi seancën e fundit stërvitore në Durrës.

Lajmi i ditës është dëmtimi i Myrto Uzunit që nuk do të udhëtojë me ekipin në ishullin e largët të Atlantikut për ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.

Mungesë e konfirmuar është edhe Armando Broja që ka rezultuar negativ pas testit të fundit të Covid-19 por do të qëndrojë në Londër dhe do të bashkohet me skuadrën përpara ndeshjes me Izraelin në datën 10 në “Air Albania Stadium”.