Vjen konfirmimi. Piqué tradhëton Shakirën, këngëtarja nuk e fal

Daljet e shpeshta në klubet e natës së Barcelonës me shokun e skuadrës Riqui Puig dhe një grup miqsh por edhe një histori e shkurtër me një femër, kanë shtyrë drejt ndarjes mbrojtësin e Barcelonës, Piqué dhe këngëtaren Shakira me të cilën bashkëjeton prej 12 vjetësh.

Gazetari i "El Periodico" që dha lajmin fillimisht, shprehet i bindur se ky është fundi i marrëdhënies mes kapitenit të Barcelonës dhe këngëtares kolumbiane. 

"Piqué jeton larg shtëpisë së përbashkët prej disa javësh sepse Shakira dyshon që ai e ka tradhëtuar", shkruan gazeta.

Një gazetare tjetër, Laura Fa, jep nje version disi më ndryshe duke theksuar se Shakira e ka kapur në flagrancë të fejuarin. Nuk ka ende një tablo të qartë por mediat raportojnë për një flirt të momentit mes numrit 3 dhe një studenteje bionde, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur. 

Nuk dihet ende versioni i saktë por e sigurt është që lidhjes së këngëtares me futbollistin i ka ardhur fundi.