Shqipëria “fërkon duart”, Izraeli dhe Islanda ndajnë pikët

Asist për Shqipërinë. Izraeli dhe Islanda nuk shkojnë më shumë se barazimi në ndeshjen e parë të grupit B2 në Ligën e Kombeve ku bën pjesë edhe skuadra kuqezi.

Në Haifa, ishullorët dhe ekipi nga Lindja e Mesme zhvilluan një ndeshje me ritëm por në fund foli paqja dhe në këtë mënyrë, Shqipëria që do të ndeshet në datën 6 në Rejkjavik ka mundësinë reale që me një fitore të ngjitet menjëherë në kryesim të grupit.

Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Spanja dhe Portugalia ndanë gjithashtu një barazim 1-1 ndërsa Republika Çeke kaloi 2-1 Zvicrën.

Në grupin B4, Norvegjia u imponua 1-0 në Beograd kundër Serbisë ndërsa fitore arriti edhe Suedia 2-0 në transfertën e Sllovenisë.

Nuk zhgënjeu as Greqia në grupin e Kosovës që bashkë me “Dardanët” kryeson me 3 pikë pas fitores 1-0 në Irlandën e Veriut.