Zyrtare/Rudiger nënshkruan marrëveshjen milionere me kampionët e Europës

Antonio Rudiger është zyrtarisht lojtar i Real Madrid. Mbrojtësi gjerman nënshkroi për 4 sezonet e ardhshme me kampionët e Europës. Ai do të përfitojë rreth 15 mln.euro në sezon. 

29-vjeçari gjerman u lirua me parametra zero nga Chelsea dhe nënshkroi pak orë më parë kontratën e re me presidentin Florentino Perez. 

"Jam krenar që nënshkrova me Real Madrid. Jam i emocionuar dhe i paduruar për të nisur këtë eksperiencë me skuadrën", thekson lojtari gjerman.