“Ardit Krymi 6”, emër rruge. Mesfushori shkodran nuk harrohet lehtë nga tifozët

Në Shkodër nëse je futbollist dhe aq më tepër lojtar i Vllaznisë, shumë shpejt mund të kthehesh në një ikonë të qytetit. Ardit Krymi, mesfushori që u larga pas 8 vitesh nga skuadra ku u rrit profesionalisht, nisi një aventurë të re në Bjellorusi.

Menjëherë pas finales së Kupës të fituar 2-1 ndaj Laçit, lojtari kuqeblu udhëtoi drejt vendit në kufi me Rusinë duke lënë një boshllëk të madh në mefsushë por edhe në zemrat e tifozëve shkodranë. Që tani mungesa e tij ka filluar të ndihet, ndërsa ka nga ata që këtë gjë e shprehin me gjeste.

Shikoni se si e kanë emëruar një rrugë të qytetit, pa nevojën e një vendimi nga ana e këshillit bashkiak apo burokracive që në të tilla raste zgjasin me vite.  

“Ardit Krymi 6”, emër rruge. Mesfushori shkodran nuk harrohet