Pele i kërkon Putin-it t’i japë fund luftës në Ukrainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2022, 12:41
Pele i bën thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që t’i japë fund luftës në Ukrainë.
Në një postim në Instagram, legjenda braziliane që gjatë muajve të fundit po lufton me një sëmundje të rëndë, është shprehur publikisht se lideri i Kremlinit duhet të tërheqë ushtrinë nga territori ukrainas ku përditë po humbasin jetën njerëz të pafajshëm.
“Nuk ka asnjë justifikim për këtë dhunë që po vazhdon. Lufta sjell veçse dhimbje, terror dhe mjerim. Nuk ka asnjë arsye që të zgjasë kaq shumë.
Lufta i ndan kombet dhe nuk ka asnjë ideologji që justifikon raketat balistike që varrosin fëmijët, shuajnë familjet dhe vrazin të pafajshmit”.

