Rama: Bashën lëreni të flejë, nuk kërkuam konsensus me të vdekurit, por me të gjallët!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2022, 19:41
Në një prononcim për gazetarët kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk ka kërkuar një konsensus nga ana e opozitës, duke i quajtur si të vdekur.
Ndërkohë, ai nuk la pa përmendur edhe ish-kreun e PD-së, Lulzim Bashën, për të cilin i pyetur nga gazetarët tha lëreni të flejë.
Rama: Se kemi pritur kurrë dhe se kemi kërkuar kurrë një konsensus me të vdekurit. Ne kemi qenë këtu për të pasur konsensus me të gjallët dhe këtu kuptoj njerëzit që besojnë tek ky vend. E kemi arritur plotësisht me këtë figurë.
Pyetje: Nuk erdhi as Lulzim Basha në votim.
Rama: Lëreni të flejë.

