Ilir Meta uron Bajram Begajn: Urime Presidentit të zgjedhur sot nga Kuvendi i Shqipërisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2022, 19:56
Presidenti aktual i vendit, ilir Meta ka uruar presidentin e zgjedhur Bajram Begaj i cili mori 78 vota pro sot në kuvend.
Meta shkruan në Facebook: Urime Presidentit të zgjedhur sot nga Kuvendi i Shqipërisë, z.Bajram Begaj!
Kujtojmë se ishte firma e Metës ajo që i hapi rrugë Begajt që të bëhej president, pasi ai dha dekretin për dorëheqjen e tij nga Forcat e Armatosura.
Meta do të qëndrojë deri në 24 korrik 2022 në zyrën e presidenti, datë kur do të zhvendësohet nga Begajt.

