Bajram Begaj zgjidhet president i ri i Republikës së Shqipërisë, mori 78 vota pro
Bajram Begaj është zgjedhur president i ri Shqipërisë me 78 vota pro.
Në votim morën pjesë 83 deputetë, nga të cilët:
-78 votuan pro.
-4 votuan kundër.
-1 abstenim.
Begaj mori më shumë se 74 votat e maxhorancës. Duket që 3 vota janë të deputetëve të PSD-së, ndërsa 1 votë ka rrjedhc nga opozita, por megjithatë nuk dihet se kush 'tradhtoi' Berishën dhe Alibeajn.
Nga opozita ata që votuan ishin deputetët e PDIU-së, Mesila Doda, Shpetim Idrizi, Nusret Avdullai, dhe nga LSI Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho.
Deputetët e PD-së, si ato që mbështesin Berishën dhe ato që mbështesin Enkelejd Alibeajn, nuk morën pjesë në votim.
Emri i Bajram Begajt u propozua ditën e djeshme (3 Qershor) nga PS, ndërsa e bëri të ditur Edi Rama, i cili zhvilloi edhe një takim më të në kryeministri, takim i cili zgjati vetëm 20 minuta.

Kush është Bajram Begaj
Begaj ishte shef i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura, por dha dorëheqjen nga kjo detyrë pasi mori propozimin për president.
Ai ka 31 vjet që shërben në ushtri, ndërsa ka përfunduar studimet ushtarake si dhe një sërë specialitetesh të tjera.
Detyrën ai e ka marrë në 29 korrik të vitit 2020, ndërsa në 3 korrik të atij viti ka marrë edhe gradën gjeneral major me dekret të Ilir Metës, detyrën e të cilin do ta mbajë nëse merr më shumë se 71 vota në parlament.
Më gradën Gjeneral, Begaj ka lindur në 20 mars 1967 dhe është i lindur në qytetin e Rrogozhinës.
Para marrjes së rolit të shefit të shtabit ai shërbeu si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare.
Po ashtu ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998.
Tashmë do të pritet seanca të shtunën në mbrëmje për të konfirmuar nëse gjenerali e konfirmon pranimin e kandidaturës për t’iu nënshtruar me pas votimit në kuvend ku duhet të marrë të paktën 71 vota
Ky është rasti i dytë kur në detyrën e presidentit votohet një gjeneral, i pari ka qenë Alfred Moisiu që mori mandatin në vitin 2002 deri në 2007.
