Presidenti i ri/ Aleatët e PD-së në Kuvend kundër bojktotit të Alibeajt, por nuk do votojnë Begajn

Aleatët e Opozitës shprehen kundër bojkotit të seancës por kundër votimit të kandidatit për president të propozuar nga kryeministri Edi Rama dhe 36 deputetë socialistë.

Fatmir Mediu: "Veprimet kanë qenë të njëanshme dhe dua të theksojë se veprimi që po bëhet është anti-kushtetues për faktin se kandidatura që u soll nuk u konsultua me asnjë parti politike.

Nuk kemi gjë personale me kandidatin. Ne nuk do të marrim pjesë në votim."

Edhe deputeti demokrat Ervin Salianji deklaroi se është kundër bojkotit prandaj është paraqitur në seancë por nuk do të votojë.