“Nuk bojkotojmë, por nuk votojmë” Bardhi ironizon Grupin e Rithemelimit pasi ikën nga Kuvendi

Gazment Bardhi ka ironizuar pjesëmarrjen e deputetëve të grupit të Rithemelimit në Kuvend, aty ku po votohet dhe për zgjedhjen e Bajram Begajt si president i Shqipërisë.

Ai shkruan se deputetët morën pjesë në Kuvend si dëshmitarë për  të legjitimuar procesin ndërsa shton me ironi se: Ky po është qëndrim opozitar  i vërtetë.

REAGIM I GAZMENT BARDHIT

Nuk bojkotojmë, por nuk votojmë ????. Dmth “bëjmë sehir”! Pra shkojmë në Kuvend si dëshmitarë për të legjitimuar procesin dhe me atë rast marrim edhe rrogën! Ky po është qëndrim opozitar i vërtetë ????