Rama: I dhamë Shqipërisë president normal, provë se PS është këtu për Shqipërinë, jo për vete
Në një prononcim për gazetarët kryeministri Edi Rama u shpreh se me zgjedhjen e presidentit është arritur qartësisht objektivi që është vendosur më herët.
Ai tha se tashmë PS i ka dhënë Shqipërisë një president normal dhe një figurë të pakontestueshme në integritet e humanizëm.
Rama: E kemi arritur qartësisht objektivin që kemi pasur qysh më herët. Kjo do të thotë se i kemi dhënë Shqipërisë një president normal dhe një figurë të pakontestueshme në integritet e humanizëm. Nuk ka rëndësi përfundimi aritmetik, por që është kushtëzuar në një provë të prekshme që PS është këtu për Shqipërinë dhe jo për veten, për të bërë më të mirën, që vendimet dhe aktiviteti ynë të shkojnë në interes të vendit, jo të njërës palë.
Më vjen mirë që në një proces aspak të lehtë, me një sallatë palësh nga ana tjetër, ne kemi arritur që të japim jetë një procesi që ka qenë një proces ku të gjithë kishin mundësi të jepnin kontribut dhe ka dalë një figurë që nuk identifikohet me ne, por me qytetarët shqiptarë.

