Votimi për presidentin e ri të vendit, edhe Berisha i pranishëm në Kuvend
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2022, 18:16
I pranishëm në seancën e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, Bajram Begaj është edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Ai më herët e ka deklaruar votën e tij dhe të grupit të tij që do të jetë kundër kësaj kandidature të propozuar nga Edi Rama.
Edhe pjesa tjetër e opozitës ka deklaruar se do të votojë kundër kësaj kandidature të socialistëve në seancën e sotme.
Nuk dihet nëse do të ketë rrjedhje të votave nga opozita drejt mazhorancës që do të jenë pro kandidaturës së Begajt, dilemë që do ta qartësojë votimi.

