Berisha: Në kuvend po kryhet një akt anti-kushtetues, kandidati e nis udhën e tij me shkelje

Nga ambientet jashtë kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se në kuvendin e Shqipërisë po kryhet një akt anti-kushtetues me votimi ne presidentit të ri.

Sipas Berishës, votohet në shkelje të kushtetutës për president republike njeriu që kaloi nga karrigia e shefit të shtabit në karrigen e kreut të shtetit duke shkelur kushtetutën.

Berisha: Në kuvendin e Shqipërisë po kryhet një akt anti-kushtetues. Votohet në shkelje të kushtetutës për president republike njeriu që kaloi nga karrigia e shefit të shtabit në karrigen e kreut të shtetit duke shkelur kushtetutën, ku thuhet se ushtaraku aktiv nuk mund të zgjidhet në pushtete të tjera përpos ushtrisë. Kandidati që votohet sot nis udhën e tij duke shkelmuar me dy këmbë kushtetutën. Ai kandidon si shef i shtabit të përgjithshëm i ushtrisë. Pretendimi sa dha dorëheqjen ka zero vlerë sepse dorëheqja dhe miratimi dhe nga detyra është rruga që e çliron atë nga përgjegjësitë ushtarake.

Dorëheqja e tij është e pavlerë. Kjo ka ndodhur sot. Metës i është dërguar dekretimi i kandidatit. Pra ai nuk ka shkuar aty për asnjë arsye tjetër veçse si kandidat për president. Nuk ka një rast në botë që kalohe3 nga shef i shtabit në kryet të shteti. Kjo ndodh vetëm në grushte shteti. Procedura është shumë e rrezikshme për vendin sepse i hap shtegun që çdo shef të aspirojë për karrigen e kreut të shtetit.