Xhaçka e Peleshi urojnë Begajn: Në krye të shtetit që kemi zgjedhur një njeri që do mbrojë ligjin

Ministri Niko Peleshi ka uruar Bajram Begajn si president i Republikës së Shqipërisë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Peleshi shprehet i bindur se në krye të shtetit kanë zgjedhur një njeri me vlera qytetare që do të dijë të mbrojë Kushtetutën dhe ligjin.

Niko Peleshi: Urime të përzemërta Bajram Begajt në detyrën më të lartë, si President i Republikës së Shqipërisë. Pata kënaqësinë të punoja me gjeneralmajor Begajn si Shef i Shtabit të Forcave të Armatosura dhe jam besimplotë që atë bashkëpunim të mirë do të vazhdojmë ta kemi edhe si President dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. I bindur se në krye të shtetit kemi zgjedhur një njeri me vlera qytetare, që do të dijë të mbrojë Kushtetutën dhe ligjin. Suksese Presidentit të ri të vendit!

Po ashtu edhe Olta Xhaçka ka uruar Begajn duke u shprehur se është e bindur që  do të dijë t’i japë institucionit të Presidencës dinjitetin e simbolit të unitetit te kombi. 

Olta Xhaçka: Urime dhe suksese zoti President!
Një ushtarak, një mjek, një ish koleg me të cilin kam patur fatin të punoj me vlerësimin maksimal për profesionalizmin e urtësinë.
Një President që jam e bindur do të dijë t’i japë institucionit të Presidencës dinjitetin e simbolit të unitetit te kombi