Opozita bojkotoi votimin për presidentin/ Balla: E rëndë që PD nuk ka mësuar nga gabimet e së shkuarës. Berisha fantazmë

Taulant Balla ka dalë në një deklaratë për mediat pasi ka hedhur votën për Bajram Begajn për president të Shqipërisë.

Në fjalën e tij kreu i grupit parlamentar të PS, tha se është tepër e rëndë që PD nuk ka mësuar nga gabimet e së shkuarës, duke qenë se kjo e fundit nuk mori pjesë në votimin për president që po zhvillohen në Kuvend.

Balla tha se me procesin e zgjedhjes së presidentit krijuan një standard që sipas tij duhet të mbetet edhe në vitet e ardhshme.

Në lidhje me deklaratat e Berishës, Balla nuk i ka komentuar gjatë, ndërsa ish-kryeministrin e ka konsideruar fantazmë.

Balla: Kushtetuta është e qartë. Fantazmat kanë problem me Gjeografinë sepse nuk I përkasin territorit. të thuash që konsullata shqiptare në Stamboll nuk është shqiptare, është një lloj sikur ka thënë dikur që deti I Shqipërisë është i Greqisë. Për dikë që unë e mendoj disa herë nëse meriton apo jo përgjigje, besoj se ç farë thashë më lartë i ka të gjitha përgjigjet brenda. Procesi është kushtetues. E drejta për t’u zgjedhur president i Shqipërisë i takon gjithkujt. Kuvendi ka pritur me seriozitet procedurën. Nëse Berisha është i kënaqur nga presidenti Ilir Meta dhe do të shohë Metën për kohën e mbetur, ta provojë.

PS ka vendosur një standard në këtë proces, që ka filluar që prej 3 muajsh. Krijuam një standard që shpresoj të mbetet dhe në 2027. Kemi pasur dëshirën për të dialoguar me PD. Është tejet e rëndë që PD nuk ka mësuar asgjë nga gabimet e s shkuarës. Bojkoti i Kuvendit është fyerje për çdo qytetar shqiptar që I kanë dhënë votën. Besoj se Shqipëria do të ketë sot Presidentin e ri që do të marrë detyrën më 24 korrik.