“Instalim i diktaturës” Kryemadhi: LSI votë kundër Begajt, mos të jetë ministër pa portofol i Ramës

Në një prononcim për mediet jashtë kuvendit, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se i gjithë procesi për zgjedhjen e presidentit duhet të ishte konsensual.

Ajo tha se LSI-së do të jetë kundër këtij kandidati dhe se nuk ka rezerva për të, por për instalimin e diktaturës.

Kryemadhi: I gjithë procesi për zgjedhjen e presidentit duhet të ishte konsensual dhe kushtetues e gjithëpërfshirës. Megjithatë nuk flasim për individin, sepse jemi mësuar që t’i bëjmë pis. Vota e LSI-së do të jetë kundër. Për kandidatin nuk kam rezerva, por për instalimin e diktaturës. Shpresoj mos jetë ministër pa portofol i Ramës.