Kallëzimi në SPAK për Begajn, Rama: Paditë këtu janë sport kombëtar, nuk më bëjnë përshtypje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2022, 19:28
Në një prononcim për gazetarët kryeministri Edi Rama u shpreh se paditë në këtë vend ka shumë dhe padirat këtu janë një sport kombëtar duke iu referuar padisë në SPAK për Begajn.
Ai tha se nuk i bën përshtypje fare një gjë e tillë dhe shtoi se ky është një shembull që Partia Socialiste është aty për Shqipërinë.
Rama: Paditë në këtë vend ka shumë dhe padirat këtu janë një sport kombëtar që janë zhvilluar shumë me proceset demokratike, sepse më parë bëheshin me letra anonime. Nuk më bën përshtypje ky fakt. Më vjen mirë që jam këtu duke folur për herë të fundit për këtë proces. U kemi dhënë shqiptarëve një shembull se nuk jemi për vete, por se jemi për ta dhe me ta. Të tjerat do t’i tregojë koha.

