Firma e Metës/ Berisha: Presidentit i humbet fuqia për të firmosur dekrete kur është jashtë vendit

Nga ambientet jashtë kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se në të drejtën kushtetuese evropiane presidenti humbet të fuqinë për të miratuar dekrete kur del jashtë vendit.

Berisha tha se ai u largua nga kuvend sepse donte ta bënte këtë deklaratë, por sipas tij zonja Linda që e përdor parlamentin si dyqanin e saj nuk na lejojë.

Berisha: Në të drejtën kushtetuese evropiane presidenti humbet të fuqinë për të miratuar dekrete kur del jashtë vendit. Jashtë territorit nuk ka dekret. Kjo është e drejta kushtetuese evropiane. Varet se cilës së drejtë i përmbahesh. Nëse i përmbahesh kësaj evropianet nuk e lëshon. Kur je jashtë vendit kryetar parlamenti është kryetari i vendit.

Tani jemi në kushtet e shkeljes flagrante të kushtetutës. Ne prandaj u ngritëm dhe ikëm, sepse kërkuam që ta bëjmë në kuvend këtë deklaratë, por zonja Linda që e përdor parlamentin si dyqanin e saj nuk na lejoi.