U zgjodh president i Shqipërisë, Osmani uron Bajram Begajn: Do punojmë që vendet tona ti sjellim afër BE-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2022, 19:33
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar Bajram Begajn për postin e ri të presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Osmani shkruan se së bashku do të punojnë që raportet t’i thellojnë edhe më tej.
Vjosa Osmani: Urime të përzemërta për presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj! Ju uroj suksese në rolin tuaj të ri dhe shumë të rëndësishëm.
Së bashku do të punojmë që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë t’i thellojmë edhe më tej, si dhe t’i sjellim vendet tona më afër BE-së.
