Bajram Begaj zgjidhet president me 78 vota, kush deputet i opozitës votoi pro tij?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2022, 19:13
Ashtu sikurse pritej, figura e propozuar nga Edi Rama, Bajram Begaj ehte zgjedhur presidenti i ri republikës së Shqipërisë.
Ai ehte votuar me 78 vota pro, 1 abstenim dhe 4 kundër. Ndërkohë, rezulton se 1 votë nga opozita kanë rrjedhur drejt mazhorancës për këtë votim.
Dyshohet se mes këtyre 4 votave, mund të jetë një të PDIU-së, të cilët ishin të pranishëm në sallën plenare.
Mazhoranca aktualisht ka 74 deputetë dhe 3 deputetë janë nga PSD të cilët kanë votuar gjithmonë pro mazhorancës.
Kështu, Bajram Begaj do të zëvendësojë tashmë presidentin Ilir Meta në këtë post, të cilit i mbaron mandati në datë 24 korrik 2022.
