Votohet presidenti/ Deputetët e opozitës bojkotojnë seancën, ikin nga Kuvendi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2022, 18:22
Deputetët e opozitës kanë bojkotuar seancën, ndërsa po votohet për zgjedhjen e Bajram Begajt për president.
Sali Berisha, Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Flamur Noka kanë dalë nga parlamenti sapo Klotilda Bushku ka përfunduar raportin e Komisionit të Ligjeve.
Berisha kërkoi fjalën por që nuk e mori. Fill pas kësaj ata kanë dalë nga parlamenti.





