Duma: Jam kundër bojkoteve, e njoh pak Bajram Begajn, presidenti duhet t’i ishte lënë opozitës

Në një prononcim për mediet jashtë kuvendit, deputetja demokrate Grida Duma u shpreh se nuk e njeh mirë figurën e Bajram Begajt.

Ajo tha se presidenti i republikës i duhej lënë opozitës, ndërsa theksoi se mazhoranca i ka 71 vota tashmë për ta zgjedhur atë.

Duma: Kam qenë kundër bojkoteve edhe në momentet më jetike të PD-së. Edhe në ato momente me gjithë dyshimet që kam pasur, kam bërë kritikë ndaj bojkoteve. Institucionet kanë peshën e vet dhe për këtë arsye e vetmja gjë që na çon drejt një force politike serioze është të heqim dorë nga bojkotet.

Profilin e njoh pak, të individit Begaj. Nuk kam asgjë për të thënë për të. Nga ana tjetër mendoj se ritmi i karrierave kanë një vlerësim e vet, por nuk paragjykoj. Mendoj se institucionet kanë shumë punë. Opozita duhet të ishte lënë opozitës, por ata tashmë kanë 71 vota dhe do ta votojnë.