Komisioni i Ligjeve mblidhet për Presidentin. Nga opozita Bylykbashi, Xhixho. Bosh karriget e Alibeajt, Bardhit, Mediu
Komisioni i Ligjeve është mbledhur për të verifikuar dokumentet e Bajram Begajt i propozuar nga kryeministri Edi Rama për postin e Presidentit të ri të vendit.
Me dekretin e presidentit Ilir Meta për lirimin menjëherë nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të Gjeneralmajor Bajram Rushit Bega nuk ka më asnjë ndalesë kushtetuese.
Dekreti i Metës ka mbërritur brenda pak minutash edhe në kryeministri dhe në Kuvend.
“Nuk ka asnjë ndalim kushtetues për të vijuar me procesin e zgjedhjes së tij për presidentin e Republikës” tha Klotilda Bushka.
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi kërkoi një CV të detajuar për kandidatin për president.
“Mungon një CV e detajuar për kandidatin”
Në mbledhjen e komisionit të ligjeve nga opozita ndodhen vetëm Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho
Mungojne
Gazment Bardhi Enkelejd Alibeaj, ), Saimir Korreshi (Grupi parlamentar PD), Greta Bardeli (Grupi parlamentar PD), Dashnor Sula (Grupi parlamentar PD), Elda Hoti (Grupi parlamentar Aleanca për Ndryshim), Bledion Nallbati (Grupi parlamentar PD), Fatmir Mediu (Grupi parlamentar Aleanca për Ndryshim)