Kalaja: Përulja e Begajt para Ramës la shije të keqe, e njëjta gjë do të ndodhë dhe kur të jetë president

Avokatja Adriana Kalaja është shprehur se në procesin e zgjedhjes së presidentit është shkelur kushtetuta.

Në një intervistë për RTV Ora, Kalaja tha se Kryeministri Edi Rama e shiti procesin në publik sikur ishte në interes të vendit, ndërsa shtoi se ai e nxori emrin në momentin e fundit edhe pse ligji parashikon dhe disa hapa të tjerë për t’u ndjekur.

Adriana Kalaja: Gjatë gjithë kësaj periudhe më ka shqetësuar procesi që është ndjekur për zgjedhjen e presidentit. Në këndvështrimin tim është shkelur kushtetuta në bashkëpunim me disa deputetë të opozitës. Kishim një mazhorancë në tre raundet e para nuk paraqiti asnjë kandidat, dhe kushtetuta nuk ja jep këtë atribut vetëm opozitës. Rama procesin e shitën në publik sikur ishte në interes të vendit dhe në interes të kompromisit. Rama e nxori emrin në momentin e fundit pavarësisht se ligji parashikon dhe disa hapa të tjerë për t’u votuar ai emër.

Ajo ka komentuar edhe takimin e Ramës dhe kandidatit për president Bajram Begajt, duke thënë se ky i fundit u përulë para kreut të qeverisë.

Adriana Kalaja: Kjo përulje e këtij personi përpara kryeministrit lë një shije të keqe, që do të ndodhë e njëjta gjë kur do të ketë mandatin e presidentit. Mënyra se si është zgjedhur emri dhe mënyra se si janë shkelur procedurat mendoj se sot s’duhet të votohet.

Përsa i përket rolit të Ilir Metës si president, Kalaja tha sa ky i fundit ka mbrojtur Kushtetutën.

Adriana Kalaja: Kemi parë që të gjithë këto vite, Meta ka pasur një  rol aktiv në mbrojtje të Kushtetutës, por ajo që mua më ka bërë përshtypje si një njeri i fushës së ligjeve është se janë kthyer shumë ligje me dekret mos aprovimi.  Roli i presidentit në këto 5 vite ka qenë  një mbrojtjes i Kushtetutës dhe ajo që nuk ka pranuar Rama është kthimi I ligjeve, që janë dërguar edhe në SPAK.

Intervistoi Lili Saraçi, përgatiti Anila Kolgjini.