Gjokutaj: Bajram Begaj nën hetim nga SPAK, të sqarohen shqiptarët. Ramës nuk i intereson

Avokati Genc Gjokutaj, është shprehur se qëllimi i mazhorancës, ishte që ta zgjidhte vetë presidentin.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi,  tha se zgjedhja nga mazhoranca është më mirë se sa në bashkëpunim me opozitën që sipas tij është fake.

Genc Gjokutaj: Që do kishte do kishte një kandidatur për presidentin e Republikës dhe kjo do të dilte nga mazhoranca, kjo është kuptuar nga rruga që ka ndjkeur zgjedhja e presidentit. Që në momentin që u dogjën tre raundet e para, pa asnjë kandidaturë, pas një loje me një opozitë të paqenë, qëllimi ka qenë që ta zgjedhë mazhoranca vet. Për mendimin tim një president i zgjedhur nga mazhoranca është më moral dhe më ligjor se sa në bashkëpunim me një fake mazhorancë, me njerëz pa tagra përfaqësimi. 

Sipas Gjokutaj ajo që është fakti se ai është nën hetim nga SPAK, gjë e cila sipas tij duhet  sqaruar.

Genc Gjokuataj: Qënia e Bajram Begajt ushtarak, më bën të ndihem mirë, sepse ushtarakët janë njerëzit më të ndërgjegjshëm dhe më të përgjegjshëm. Ajo që është shqetësuese në rastin konkret është se Begaj është nën hetim nga SPAK, për veprën penale shpërdorim të detyrës. Kjo punë duhet të sqarohet nga organet kompetente ose nga vetë kandidati Bajram Begaj nëse ai është person nën hetim nga SPAK.  KJo nuk është vetëm çështje transparente por është një çështje ligjore që çon në pengesë për kandidimin e tij.

Më tej ai shton se detyra e presidentit është e papajtueshme me çdo lloj detyre tjetër shtetërore apo private.

Genc Gjokuataj: Shkarkimi nga detyra, dorëheqja dhe pranimi nga presidenti çojnë të gjitha në të njëjtën pikë. Detyra e presidentit është e papajtueshme me çdo lloj detyre tjetër shtetërore apo private. Berisha ka pasur të drejtë . Por në momentin që flasim kemi elementë të rinj që lidhen me dorëheqjen që ka bërë Bajram Begaj, një dorëheqje që e detyron ligji në rastin kur pranon kandidaturën për president.

Sipas Gjokutajt, procesi zgjedhor që është zgjedhur Begaj nuk e bën përfaqësues në spektrin politik.

Genc Gjokuataj: Normalisht Begaj mund të jetë një person gjeneroz me një spektër të gjerë, pa paragjykim por vetë procedura që e ka sjellë këtë kandidaturë sigurisht nuk e bën përfaqësues në spektrin politik, pasi kandidatura e Begajt ka përvijuar përgjatë 3 raundeve pa kandidaturë.

Ai është ndalur sërish te çështja në SPAK duke thënë që edhe pse Rama nuk e ka problem që të jetë nën hetim kjo gjë duhet sqaruar për të mirën e shqiptarëve.

Genc Gjokuataj: Është në të mirën e shqiptarëve, dhe në të mirën e tij dhe në të mirën e mazhorancës, që e ka propozuar që kjo pikë të sqarohet në mënyrë shteruese për opinionin publik, pasi nuk do të jetë presidenti I Ramës që nuk e ka problem që të jetë në hetim, por është presidenti i shqiptarëve që kërkojnë njerëz të ndershëm, ta pastër që t’I shërbejnë Shqipërisë pa hije.

Përgatiti Anila Kolgjini.