Tjetër vdekje në ndërtim, 65-vjeçari bie nga pallati në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2022, 16:15
Një tjetër aksident me pasojë vdekjen në punë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Josif Pashko", ku dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi P. P., 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
“Më datë 04.06.2022, në rrugën "Josif Pashko", dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi P. P., 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.” – njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

