Deri në 195 km/h në Rrugën e Kombit, mbi 400 gjoba. Shkelësit më të më mëdhenj kosovarët

Gjatë 24 orëve të fundit policia rrugore ka pezulluar 100 leje drejtimi për shpejtësi dhe ka dhënë 331 masa administrative po për shpejtësi, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorim të rripit të sigurimit dhe për parakalime të gabuara.

Shkeljet janë evidentuar nga makina inteligjente, radari automatik dhe patrullat e njësisë, që janë në lëvizje në Rrugën e Kombit

Makina inteligjente dhe radarët automatikë kanë monitoruar automjete ku janë skanuar nga makina inteligjente, shpejtësi që varionin nga 135 km/h deri në 195 km/h.  

Gjatë fundjavës evidentohet një numër më i madh shkeljesh, kryesisht shpejtësia mbi normat e lejuara, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorimi i rripit të sigurimit dhe parakalimet e gabuara.  

Ndërkohë, shefi i Njësisë për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë Gramoz Dafku ka apeluar për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, duke qenë se Rruga e Kombit po monitorohet në çdo moment me mjetet logjistike bashkëkohore.