"Si i ka hije!" Shkodra pritje madhështore Vllaznisë: "Je ma e mira!" Fishekzjarre, këngë e valle (Foto e Video)
Vllaznia ja doli të triumfojë pas 120 minutash lojë duke përmbysur Laçin në Air Albania. Për të dytin vit radhazi skuadra shkodrane është fituese e Kupës së Shqipërisë, e bashkë me këtë fitore preku edhe endrrën europiane. Kaq mjaftoi që 8 herë fituesit e këtij trofeu, ta kthenin Shkodrën në festë.
Mbërritja e autobusit të skuadrës në sheshin përpara bashkisë u prit nga qindra tifozë kuqeblu, e ndërsa lojtarët zbrisnin me kupën në duar, në qiell shpërtheu spektakli i fishekzjarrjeve dhe brohorimat “Vllazni kampione.”

Për të gjithë është një ditë e veçantë shpërblim i një mundi që përseritet për të dytin vit radhazi në të njëjtën date.

Trofe që i jep lamtumirën me Vllazninë është kjo kupë për Ardit Krymin, e me gjasa edhe për shumë lojtarë të tjerë të këtij sezoni.

Edhe për kryebashkiakun Bardh Spahia ishte emocionuese kjo fitore dhe ky trofe, i pari për të në cilësinë e të parit të Shkodres.

Festa në qytet zgjati për disa orë nën atmosferën e ngjyrave kuqeblu dhe thirrjeve e këngeve kushtuar Vllaznisë.

