ZYRTARE/ Pol Pogba e mbyll me Mançester Junajtid. Juventus në pritje
Eshtë zyrtare, Pol Pogba nuk do të jetë më pjesë e Mançester Junajtid nga sezoni i ardhshëm.
Lajmin e bëri zyrtare klubi i “Djajve të Kuq” me anë të një komunikate në sajtin e saj ku njofton “divorcin” me yllin francez.
Pas 5 viteve me fanellën e “Djajve të kuq”, lojtari francez lirohet nga çdo detyrim që ka me Manchester United duke studiuar terrenin për skuadrën e adrshme që sipas të gjitha gjasave do të jetë Juventusi nga ku u largua për 100 milionë euro.

Gjatë këtij sezoni që lamë pas, 29-vjeçari u aktivizua gjithsej në Premier Ligë në 20 ndeshje ku arriti të shënonte 1 gol dhe të dhuronte 9 asiste.

Faqja e mirënjohur e statistikave “Sofa Score”, ka bërë dhe bilancin e Pol Pogbasë me fanellën e Mançester Junajtid nga vitet 2016-2022.
“I kuq një herë, i kuq përgjithmonë. Faleminderit për shërbimin”, shkuan Manchester United në profilin zyrtar në Twitter, ku e falënderon Pogba për kontributin që ka dhënë.
Once a Red, always a Red ????
— Manchester United (@ManUtd) June 1, 2022
Thank you for your service, @PaulPogba ????#MUFC
Gjatë sezonit të fundit, lojtari nuk pranoi rinovimin e kontratës për ta zgjedhur me vullnet të plotë skuadrën ku dëshiron të vazhdojë karrierën.
Mesfushori francez është aktivizuar gjithsej në të gjitha kompeticionet në 226 ndeshje ku ka shënuar 39 gola dhe duke dhënë 51 asiste.

