Ukraina një hap larg Botërorit 2022. Kalon testin e Skocisë dhe sfidon Uellsin (Video)
Ukraina feston, Skocia largohet nga ëndrra botëror edhe pse mungon në një eveniment të tillë që prej Francë 1998.
Në Gllasgou buzëqesh Kombëtarja e Ukrainës që shkatërroi 3-1 ishullorët në një ndeshje të interpretuar në mënyrën më të mirë të mundshme prej miqve.
Sukses shumë i rëndësishëm për Ukrainën në ndeshjen e parë play-off dhe vetëm një ndalesë larg Katar 2022 pasi të dielën do të luajë në Cardiff finalen ne Uellsin për biletën e fundit europiane të Kupës së Botës.
Ndeshja play-off e shtyrë nga marsi në qershor për shkak të luftës në Ukrainë, nisi menjëherë me një gol të Yarmolenkos ndërsa në të dytën ishte radha e Yaremchuk për të dyfishuar.
Shuplakë e rëndë për skocezët që reaguan me McGregor por ky ishte një gol i pamjaftueshëm për të thyer ukrainasit të karikuar të cilët shënuan edhe të tretin në kohën shtesë. Sukses shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe popullin ukrainas që ëndërron pjesëmarrjen në botëror pas shumë mauajve vuajtje dhe sakrificë.
